Lajme nga Fieri

Apolonia përmbys Teutën dhe nis me fitore sezonin në Superioren e vajzave

Apolonia përmbys Teutën dhe nis me fitore sezonin në Superioren e vajzave
FieriSot · Foto ilustruese

Apolonia e vajzave e ka nisur me një fitore të rëndësishme sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Fieraket triumfuan 3-1 ndaj Teutës, duke përmbysur rezultatin pas një pjese të parë në disavantazh..

Ndeshja nisi më mirë për durrsaket, të cilat gjetën golin e avantazhit në minutën e 19-të. Oliviera Da Rocha përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Teutës epërsinë 0-1.

Apolonia reagoi pas pushimit dhe në pjesën e dytë tregoi një tjetër fytyrë. Fieraket u hodhën në sulm dhe presioni i tyre u shpërblye në minutën e 63-të, kur Tenutti De Souza barazoi shifrat.

Vetëm pesë minuta më vonë, Apolonia përmbysi gjithçka. Ameyaa shënoi golin e dytë për fieraket në minutën e 68-të, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Teuta u përpoq të rikthehej në lojë, por Apolonia kontrolloi situatën dhe në minutën e 80-të vulosi fitoren. Tenutti De Souza realizoi golin e saj të dytë personal, duke kompletuar përmbysjen dhe duke fiksuar rezultatin përfundimtar 3-1.

Formacionet:

APOLONIA: Amenyeku, Aliu, Dedgjonaj, Silva Santos, Tenutti De Souza, Levenaj, Berisha (Malaj), Ameyaa, Mema, Owusu, Xhindole. Trajner: Mariglen Kule


TEUTA: Spaho, Oliveira Da Rocha, Kotarja (Ago), Da Paixao De Souza, Loci (Vishkulli), Da Silva Matos, Hamonikaj, Ukwuoma, Metalla, Lima Rodrigues (Dos Santos), Maxhalaku. Trajner: Arian Sheta