Besfort Lamallari ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Në vend të tij, është emëruar Ervin Demo.
Lamallari mbante këtë post që prej muajit mars 2026, ndërsa më parë ishte ministër Drejtësie.
Ndërkohë, Demo deri më tani ka qenë ministër i shtetit për Pushtetin Vendor.
Dorëheqja e Lamallarit vjen pak kohë pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, post në të cilin u emërua Klodiana Spahiu.

