22.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë, flakët përhapen me shpejtësi në pyllin me pisha

admin · 10.09.2026 · 1 min lexim

Pasditen e sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës.

Flakët po përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, duke alarmuar banorët e zonës.​

Për neutralizimin e zjarrit po punojnë 4 mjete zjarrfikëse, 30 forca të Armatosura dhe 20 punonjës të bashkisë.

Terreni i thyer po e vështirëson ndërhyrjen nga toka, por pas kërkesës për ndihmë nga ajri, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter.

Fatmirësisht, vatra e zjarrit ndodhet larg zonës së banuar.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *