Opinion

Pse gjysherit tanë nuk harxhonin një thes me para në palestra, yoga, pilates e gjithfarë “shpikjesh” moderne?

Pse gjysherit tanë nuk harxhonin një thes me para në palestra, yoga, pilates e gjithfarë “shpikjesh” moderne?
FieriSot · Foto ilustruese

Nga Dritan Hila

Sepse punonin kopshtin dhe kjo ishte strecing; pastronin shtepine dhe ngjiteshin dhjetra here neper shkallet e shtepive, kodrat apo malet dhe uleshin kembekryq prane oxhakut ose ne sofer e zgjateshin te kapnin ndonje koker groshe nga tasi i perbashket, dhe kjo ishte 100 here me mire se yoga apo pilates; transportonin barin, guret, vozat, apo nxirrnin koven me uje nga pusi dhe kjo ishte heavy lifting apo push up e gjithfare termash alla Shvarceneger; rrisnin nga 5-6 kalamaj dhe 12-15 niper e mbesa dhe nuk kishin kohe per stres; hanin proteina me baze kryesisht bimore dhe te patrajtuara me kimikate dhe fibra nga frutat; flinin heret dhe coheshin pa gdhire dhe kjo ishte te zbatosh ritmin kardianik te zemres; pinin uje burimi dhe jo nga shishe plastike dhe thithnin ajer te paster.

Ne darke mblidheshin ne klubin e fshatit apo ne rreze te rrapit me nje gote raki dhe flisnin per hallet e dites, dhe kjo ishte jete sociale. Ndaj nuk kishin nevoje as per doktore, nutricionist apo personal trainer dhe rronin sa ne, ne mos me shume pa njohur parkinson, alzhajmer apo imobilitet. Kthejuni fshatit, punoni kopeshtin, fillojeni notin ne maj dhe lereni ne tetor, merreni makinen vetem kur do shkoni ne qytet tjeter. Kaq e thjeshte eshte qe ne pleqeri mos kerkojme azil.

P.S. Se harrova, nuk kishin edhe shume budallenj pasi nuk kishin rrjete sociale dhe idiotin e identifikonin menjehere dhe nuk e merrnin per filozof, por e linin te milte lopet dhe nuk i jepnin nuse qe te shumohej