20.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Spitali Memorial i Fierit në Ditën Botërore të Zemrës: Mbi 50 mijë shërbime kardiologjike të ofruara gjatë vitit 2026

admin · 29.09.2026 · 1 min lexim

Me rastin e 29 Shtatorit – Ditës Botërore të Zemrës, Spitali Rajonal Memorial i Fierit ka publikuar bilancin e shërbimeve të ofruara për qytetarët gjatë vitit 2026, duke konfirmuar përkushtimin e tij në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Përgjatë këtij viti, Shërbimi i Kardiologjisë në Spitalin Memorial ka kryer një volum të lartë punimesh dhe ndërhyrjesh diagnostikuese e trajtuese:

  • 27,400 elektrokardiograma (EKG)
  • 8,200 konsulta kardiake ambulatorike
  • 8,060 ekografi kardiake
  • 1,840 angio-CT koronare
  • 1,640 pacientë të shtruar në Shërbimin e Kardiologjisë
  • 1,470 procedura koronarografie
  • 855 teste Holter (për ritmin dhe tensionin)
  • 415 prova ushtrimore (stres-teste)
  • 340 konsulta kardiake në kuadër të Praktikës së Dyfishtë

Përmes këtij postimi ndërgjegjësues, Spitali Memorial i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të përditshëm për shëndetin e zemrës — duke u ushqyer shëndetshëm, duke ecur në natyrë, duke shmangur duhanin dhe duke kryer kontrolle periodike te mjeku specialist kardiolog.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *