Lajme nga Fieri

Transformimi i Zegjine Çaushit bëri bujë, parukieri zbulon të vërtetën: “Nuk ka bërë ndërhyrje”

Transformimi i Zegjine Çaushit bëri bujë, parukieri zbulon të vërtetën: “Nuk ka bërë ndërhyrje”
FieriSot · Foto ilustruese

Paraqitja e re e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, tërhoqi vëmendjen gjatë seancës së parë të sesionit parlamentar.

Ndryshimi i dukshëm në pamjen e saj shkaktoi reagime dhe dyshime për ndërhyrje estetike.

Parukieri dhe make-up artisti Olti Shulla, i cili është kujdesur për pamjen e deputetes, ka mohuar zërat për ndërhyrje në fytyrë.

Sipas tij, transformimi është realizuar vetëm nëpërmjet grimit profesional dhe stilimit të flokëve.

Shulla tregoi se për sytë është përdorur një teknikë grimi që i bën të duken më të tërhequr dhe me formë më këndore. Ndërsa flokët janë stiluar me onde dhe teknikën “balayage”, duke kombinuar nuanca karameli me tone të ngrohta.

Ai theksoi se synimi ishte që Zegjine Çaushi të kishte një paraqitje më elegante, por njëkohësisht të përshtatshme me pozicionin dhe profesionin e saj.

“Nuk ka asgjë, as plastikë dhe as ndërhyrje”, deklaroi parukieri, duke sqaruar se ndryshimi i komentuar në rrjet është rezultat i grimit dhe stilimit profesional.