
U zhvillua një sesion informues mbi programin 261 Fearless Shqipëri, me fokus prezantimin e misionit dhe vlerave të tij, si dhe angazhimin e trajnereve të reja. Gjatë takimit u diskutua mbi rolin, përgjegjësitë dhe pritshmëritë e një trajnereje 261, procesin e trajnimit dhe përvojat e trajnereve aktuale. Përmes këtij angazhimi synojmë të zgjerojmë komunitetin e 261 Fearless në Shqipëri, duke fuqizuar gjithnjë e më shumë gra përmes vrapimit, edukimit dhe mbështetjes së ndërsjellë. Së bashku, krijojmë mundësi, ndërtojmë besim dhe frymëzojmë ndryshimin! 💜🏃♀️





Leave a Reply