Kryeqyteti është përfshirë nga tensionet këtë të shtunë, ku krahas protestës kryesore, janë regjistruar momente përplasjesh mes studentëve dhe militantëve të Partisë Demokratike.
Në një prononcim për mediat, deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka qenë i prerë, duke deklaruar se asnjë nuk mund ta shkulë opozitën nga sheshi i protestës.
Duke iu referuar thirrjeve të dëgjuara në shesh kundër liderit të PD-së, Sali Berisha, Noka ka drejtuar gishtin nga mbështetësit e lëvizjes së Arlind Qorit (“arlindqoristët”), duke paralajmëruar se do të marrin përgjigjen e merituar.
“Këtu Partinë Demokratike nuk e shkul askush nga sheshi, për këtë të jeni të sigurt. Ky është mesazhi. Arlindqoristët do e marrin përgjigjen një për një,” u shpreh Noka.



Leave a Reply