30.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Aksident në orët e para të mëngjesit në Fier, përplasen “Audi” dhe “Benz” pranë Spitalit Memorial, plagoset pasagjeri

admin · 30.10.2026 · 1 min lexim

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, pranë Spitalit Memorial në Fier, ku janë përfshirë dy automjete.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një “Mercedes-Benz”. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një pasagjer që udhëtonte në automjetin “Audi”.

I lënduari është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *