30.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Dëmtimi horror i Sotës, mjeku i Egnatias zbulon situatën e mbrojtësit që la në ankth skuadrën

admin · 30.10.2026 · 1 min lexim

Dëmtimi i Eljon Sotës në startin e pjesës së dytë të ndeshjes mes Egnatias dhe Teutës la në ankth të gjithë, jo vetëm në klubin rrogozhinas.

Për lojtarin fillimisht u kërkua ambulanca, por pastaj doli me ndihmën e barrelës nga fusha duke u ulur në pankinë për disa minuta edhe pse mes dhimbjeve të dukshme, pasi në pamjet që u shfaqën në transmetim, dukej një dëmtim horror.

Mjeku i ekipit të Egnatias, Ervin Karafili, konfirmoi për RTSH situatën që kishte kaluar Sota.

U bë e ditur që mbrojtësi kishte nxjerrë kaviljen në momentin e dëmtimit, por stafi mjekësor me ndërhyrjen e shpejtë ia kishte rivendosur në vend.

Tanimë duheshin pritur 48 orë për të parë gjendjen e futbollistit pas kontrolleve më të hollësishme.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *