23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Egnatia – Apolonia, supersfida për kreun! Fieraket synojnë fitoren e katërt radhazi

admin · 23.10.2026 · 2 min lexim

Tri javët e para të kampionatit të Kategorisë Superiore Vajza 2026/2027 kanë dhuruar rezultate interesante, me Apoloninë dhe Egnatian që kanë regjistruar pikët e plota dhe kryesojnë renditjen me nga 9 pikë.

Apolonia ka nisur sezonin me tri fitore radhazi, duke mundur Teutën me rezultatin 3-1, Partizanin 5-0 dhe Lushnjën 14-1. Edhe Egnatia ka zhvilluar një fillim pozitiv të kampionatit, me fitore ndaj Lushnjës 3-0, Kinostudios 9-0 dhe Atletik Klub 3-0.

Në vendin e tretë renditet Teuta me 6 pikë, e ndjekur nga Vllaznia me 4 pikë. Partizani dhe Atletik Klub kanë grumbulluar nga 3 pikë, ndërsa Kinostudio ka siguruar 1 pikë. Lushnja mbyll renditjen, ende pa pikë pas tri javëve të para.

Java e tretë solli edhe përballjen mes Vllaznisë dhe Kinostudios, e cila u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Teuta fitoi 4-0 ndaj Partizanit.

Kampionati do të vijojë më 24 tetor, ku do të luhen tre nga ndeshjet e javës së katërt. Vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Egnatias dhe Apolonisë, dy skuadrave që kryesojnë renditjen me pikë të barabarta dhe synojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive. Kjo ndeshje do të luhet në orën 12:00. Në të njëjtin orar do të zhvillohet edhe sfida Partizani – Atletik Klub, ndërsa Kinostudio – Teuta, është programuar në orën 15:00.

Java do të mbyllet me përballjen Lushnja – Vllaznia, në orën 12:00.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *