28.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Ka blerë shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron komentuesin: Kam prenotuar apartament me kredi dhe këste

admin · 27.10.2026 · 2 min lexim

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar pas akuzave se ka blerë një banesë në Tiranë me vlerë 240 mijë euro, vetëm pak muaj pasi u bë deputete.

Ajo i është përgjigjur një komenti të një ndjekësi në rrjetet sociale, ku i thotë se ajo ka blerë shtëpi 240 mijë euro pas një vit pune si deputete.

“A moj Zeqine 1+1 bëjnë tre u shtove servile si Spiro dhe ti 240 mi euro shpi me 1 vite deputete”, shkruante komentuesi.

Ndërkohë deputetja e PS-së thotë se shifra është e pavërtetë, dhe se ajo ka prenotuar një apartament në një pallat në Tiranë që është në ndërtim e sipër. Sipas Çaushit, këtë e ka bërë duke marrë kredi dhe përmes pagesës me këste.

“Po mirë mo, ku bazohesh ti që kam marrë shtëpi 240 mijë euro? Apo mjafton të shpikësh një shifër dhe ta thuash si të ishte e vërtetë?Unë kam prenotuar një apartament, siç bëjnë mijëra shqiptarë, me kredi dhe me këste, në një pallat që ende nuk ka nisur të ndërtohet. Nuk kam marrë asnjë shtëpi të përfunduar. Nëse ke fakte për ato që pretendon, paraqiti. Përndryshe, mos shpik shifra dhe mos i shit si të vërteta në komente pas tastierës”, ka shkruar Çaushi.

Top Channel

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *