27.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

“Qajnë hallet e popullit fukara, politikanët me makina 130 mijë euro!”/ Debat Demalia-Salianji, ish deputeti: Protestuesit le ti gjuajnë institucionet, t’ju nxjerrin fundin!

admin · 27.10.2026 · 2 min lexim

Analisti Ilir Demalia, ka debatuar me ish deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, lidhur me protestën dhe shkatërrimi e godinave të institucioneve. 

Debati: 

Ervin Salianji: Biznesi po mban kosto të jashtëzakonshme. Por kjo është përgjegjësi e Edi Ramës. Institucionet, kur ka tirani, ti gjuajnë institucionet dhe ti nxjerrin fundit. Institucioneve t’ju bëjnë atë që i ka bërë Rama Shqipërisë. 

Ilir Demalia: Janë të shtetit institucionet. 

Ervin Salianji: I ka uzurpuar Rama. 

Ilir Demalia: Ia përmenda edhe marksistit. Meqë thua, institucionet ti shkatërrojmë. 

Ervin Salianji: Po i shkatërron Edi Rama. Tenton të mbajë pushtetin me forcë. 

Ilir Demalia: Nxitja e dhunës…

Ervin Salianji: E dënon dhunën e policisë? 

Ilir Demalia: Po të atyre? 

Ervin Salinaji: BE ka thënë se dhuna është jo proporcionale. 

Ilir Demalia: Me marksistat vetëm ulërima mund të bësh. Por meqë ti je i djathtë, nuk ka të djathtë të të përkrahë ty këtë gjuhë. Politika e djathtë ruan shtetin. 

Ervin Salianji: Ka dhjetë vite mesatarisht, do dhjetë vjet të divorcohesh në gjyq, të zgjidhësh një çështje pronësie. Si thoni ju u prek gjykata? U prek njeri aty? Po merren me karriget. Ndërkohë po i shkatërrohet jeta Shqipërisë. 

Ilir Demalia: Shteti ruhet me ligj dhe me forcë. 

Ervin Salianji: Ke lexuar letrat e federalistit? Kur ngrihet qytetari kundër tiranisë, tiranitë përmbysen. Me çfarë përmbysen? Çfarë ndodhi kur Trumpi pretendoi se u vodhën zgjedhjet? Hynë në kongres. 

Ilir Demalia: E çfarë ndodhi? U vranë njerëz. Djegia e Shqipërisë është provuar dhe nuk i ka sjellë të mirë vendit. 

Ervin Salianji: Edi Rama do të ikë. Çfarë e gjen Shqipërinë po të ikë Edi Rama? 

Ilir Demalia: Qajnë hallin e popullit fukara, njerëzit më të pasur të politikës, me makina nga 130 mijë euro. Qajnë hallet gazetarët milionerë që kanë vilat atje dhe thonë kallashnikovët. 

Ervin Salianji: Ore ti po debaton me mua. 

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *