22.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

admin · 02.10.2026 · 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama priti katër ditë për t’iu dhënë përgjigje të gjithë kundërshtarëve të tij politikë në Tiranë, që deklaruan se nuk e kishte takuar Presidentin amerikan, Donald Trump, dhe liderë të tjerë të nivelit të lartë, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fundjavën që lamë pas.

Gjatë vizitës në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kreu i qeverisë, Edi Rama, dhe bashkëshortja e tij, zonja Linda Rama, kanë zhvilluar një takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë, me të cilin kanë shkrepur edhe një foto. Në foton e publikuar mbrëmjen e të enjtes, kryeministri Rama nuk i kursen ironitë për ata që hodhën dyshime për takimin.

“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prapë si kokrrat e kandarit”.

Kryeministri Edi Rama ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë disaditore, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës, kryeministri Rama zhvilloi edhe disa takime me komunitetin shqiptar në shtete të ndryshme të SHBA-ve. Takimi i Ramës me Trump vjen në një kohë kur opozita ka ngritur pretendime për një ftohje të raporteve mes kryeministrit me administratën amerikane.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *