30.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

“Shumë paqartësi, zhvillim misterioz”, transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Petro Koçi: Mund të lidhet edhe me qëndrimet politike të tij

admin · 29.10.2026 · 2 min lexim

I ftuar në emisionin “Top Story”, ish-deputeti i PS Petro Koçi ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, duke e cilësuar këtë zhvillim si të paqartë dhe misterioz.

Sipas Koçit, transferimi ngre pikëpyetje të shumta, pasi, nëse masa do të ishte marrë për të garantuar sigurinë e Veliajt, mbetet e paqartë nëse institucioni i Fierit ofron kushte më të sigurta.

Ai theksoi se shqetësimi i shprehur edhe nga dy drejtues të komisioneve parlamentare, Ftamir Xhafaj dhe Bledi Çuçi, tregon se çështja duhet trajtuar me seriozitet, ndërsa nënvizoi se situata nuk mund të shkëputet nga konteksti politik dhe vendimet gjyqësore që lidhen me kryebashkiakun.

“Shumë paqartësi, një zhvillim misterioz. Kjo mund të ndodhte vetëm nëse aty ku ishte, jeta e tij mund të rrezikohej. Në fakt, e kanë çuar në një vend ku, nëse do të kishte një rrezik, atje do të ishte edhe më i madh.

Fakti që edhe dy drejtues komisionesh kanë shprehur shqetësim do të thotë se shqetësimi është i madh.

Dikush mund ta lidhte këtë edhe me reagimet e fundit të Veliajt, i cili duket sikur ka shprehur mbështetje për protestat ose për një gjeneratë, kërkesat e së cilës duhen kuptuar. Megjithatë, nuk mund të nxjerrim përfundime.

Nuk e di sa mundësi ka këtu për të hapur një proces me natyrë hetimore, por gjykoj se është një situatë që përmban shumë absurditete.

Nuk e përjashtoj as kontekstin politik, por këtu duhet gjykuar mbi përgjegjësinë e atyre që kanë pasur dhe kanë autoritetin për të marrë vendime gjyqësore.

Nuk po flas për transferimin, pasi ai është në kompetencën e administratës së burgjeve, por situata e Veliajt lidhet kryesisht me vendimet gjyqësore”, u shpreh ai.Top Channel

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *