26.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Monika Lubonja thirrje protestuesve të 28 Nëntorit: Mos na i plagosni simbolet, mos i mbuloni sytë historisë sonë

admin · 26.11.2026 · 2 min lexim

Drejtorja e Qendrës së Restaurimit dhe Realizimit të Veprave të Artit pranë Bashkisë së Tiranës, Monika Lubonja, ka bërë një thirrje për qytetarët që mos dëmtojnë monumentet apo shtatoret e figurave historike që janë të vendosura në kryeqytet.

Kjo thirrje vjen në prag të festave të nëntorit, teksa në 114 vjetorin e Pavarësisë është thirrur një protestë mbarëkombëtare.

 Postimi i Monika Lubonjës:

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Në prag të festave të Nëntorit, kur zemra duhet të na kthehet te historia, te sakrificat dhe te njerëzit që i dhanë këtij vendi emër, pavarësi dhe dinjitet, është e dhimbshme të shohësh pamje të tilla.

Përpara shtatoreve të Ismail Qemalit dhe Skënderbeut duhet të qëndrojmë me respekt, mirënjohje dhe krenari. Jo sepse ata ishin të pagabueshëm, por sepse historia e këtij kombi dhe rruga drejt lirisë mbajnë edhe emrat e tyre. Të dashur protestues, e drejta për të protestuar është e shenjtë. Zëri juaj duhet dëgjuar, pakënaqësia juaj duhet shprehur. Por mos harroni se këto monumente nuk i përkasin një pushteti, një partie apo një kohe. Ato i përkasin historisë sonë, të gjithëve ne dhe brezave që do të vijnë.

Mos i mbuloni sytë e historisë sonë. Mos i plagosni simbolet që duhet të na bashkojnë.

Mund të kemi bindje të ndryshme, mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por të paktën të kemi një gjë të përbashkët: respektin për atë që na ka sjellë deri këtu.

Sepse një komb nuk e nderon historinë vetëm me festa dhe fjalime, por edhe me mënyrën se si kujdeset për të.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *