26.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Studentët shpallin krijimin e partisë së re “Të Bashkuar për Shqipërinë”: Do jemi në qytete dhe fshatra!

admin · 26.11.2026 · 1 min lexim

Një grup studentësh në një komunikim për gazetarët kanë shpallur krijimin e një partie të re politike “Të bashkuar për Shqipërinë”.

Partia më e re do të dalë në rrugë të qyteteve dhe fshatrave për të marrë firmat e regjistrimit në KQZ.

Një studente që po lexonte deklaratën u shpreh se kjo parti e dalë nga protesta 180 ditore, do ofrojë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Studentja: Jemi këtu për të lajmëruar krijimin e partisë.Partia Të bashkuar për Shqipërinë. Për 180 ditë kemi treguar se Shqipëria nuk është lodhur. Partia “Të Bashkuar për Shqipërinë” do u ofrojë atyre një rrugë kushtetuese për vendosjen e shtetit të së drejtës. Do jemi me ju në qytete dhe fshatra. Duam të bashkojmë zërat dhe vullnetin e shqiptarëve. Ne nuk bëjmë premtime ne vendosim standarde. Besimi nuk kërkohet ai fitohet. Shqiptarët meritojnë një politikë që u nënshtrohet të njëjtave standardeve.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *