14.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Pesë personalitete të artit dhe sportit fierak nderohen me certifikata mirënjohje në Athinë

admin · 14.11.2026 · 2 min lexim

Pesë personalitete të artit dhe sportit të Fierit u vlerësuan me Certifikata Mirënjohjeje gjatë një mbrëmjeje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë, në bashkëpunim me Shoqatën “Apollonia”.

Aktiviteti iu kushtua kontributit të **Arqile Lipes, Vasil Vasos, Sofika Hodos, Kaliopi Semanjakut dhe Shpresa Brecës**, emra që kanë lënë gjurmë në jetën kulturore dhe sportive të qytetit.

Përmes rrëfimeve dhe kujtimeve, të pranishmit risollën në vëmendje rrugëtimin e Arqile Lipes në Estradën e Fierit dhe veprimtarinë e Vasil Vasos, artistit me mbi 400 role, i cili ndërthuri aktrimin me profesionin e inxhinierit dhe mësimdhënien.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Një vend të veçantë zuri edhe kontributi i këngëtares Sofika Hodo në muzikën popullore të Myzeqesë.

Në sport u vlerësua Kaliopi Semanjaku, basketbollistja dhe kapitenia që ngriti trofeun e Kampionatit Kombëtar, sukses që u përsërit dekada më vonë edhe nga e bija.

Mirënjohje iu shpreh edhe Shpresa Brecës për përkushtimin në sportin fierak dhe lidhjen që ka ruajtur me vendlindjen pas vendosjes në Athinë.

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, theksoi se mbrëmja ishte një shenjë respekti për rrugëtimin e këtyre personaliteteve dhe vendin që kanë fituar në kujtesën e publikut. Ajo vlerësoi historitë e tyre si frymëzim për brezat e rinj.

Ambasada falënderoi Shoqatën “Apollonia”, iniciatoren e nismës, Elida Sopoti, dhe të gjithë kontribuuesit në realizimin e aktivitetit.

Mbrëmja solli në vëmendje edhe lidhjen e komunitetit shqiptar në Greqi me vendlindjen, përmes ruajtjes së kujtesës dhe vlerësimit të njerëzve që kanë kontribuuar në historinë e Fierit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *