13.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Veliaj kallëzon penalisht shefen e Burgjeve, zbardhen arsyet

admin · 13.11.2026 · 2 min lexim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, për shpërdorim detyre.

Kallëzimi lidhet me transferimin e tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, mosbërjen publike të urdhrit të transferimit dhe vonesat në sigurimin e kujdesit shëndetësor, pavarësisht kërkesave të përsëritura, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

Veliaj kërkon hetimin e këtyre veprimeve dhe përcaktimin e përgjegjësive penale të zyrtarëve të përfshirë.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Që pas transferimit në burgun e Fierit dhe vizitës së ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, kryebashkiaku i Tiranës ka qenë mjaft ‘aktiv’ me reagimet dhe jo vetëm. Ai ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Veliajt, Gogu në rolin e “lajmësit”, i ka përcjellë ato që ai i quan shantazhe të kreut të qeverisë. Të qartë e ka bërë se nuk intimidohet nga Rama dhe se “nuk do t’i delegojë kompentencat e detyrës që mban”, edhe pse ndodhet pas hekurave.

Ndërkohë, Rama u pyet lidhur me këtë çështje gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa. Zgjodhi ta injorojë si moment dhe theksoi se “gjithçka tjetër përpos procesit të integrimit në BE është si zhurma e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard”.

Kreu i bashkisë Tiranë ka kërkuar po ashtu që të jetë prezent në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste që zhvillohet nesër. Ai e ka nënvizuar se masa e arrestit nuk duhet ta privojë nga e drejta e ushtrimit të detyrave politike. Pritet të shohim nëse ai do të marrë pjesë fizikisht apo përmes një video-konference, megjithëse koha nuk premton shumë…

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *