Home Aktualitet Flakët ndizen nga dora e njeriut, zjarrfikësit: Shumica e vatrave shkaktohen gjatë djegies së mbetjeve bujqësore

Flakët ndizen nga dora e njeriut, zjarrfikësit: Shumica e vatrave shkaktohen gjatë djegies së mbetjeve bujqësore

0
Flakët ndizen nga dora e njeriut, zjarrfikësit: Shumica e vatrave shkaktohen gjatë djegies së mbetjeve bujqësore

Në temperaturat përvëluese të këtij mesi gushti në Shqipëri, për shkak edhe të thatësirës dhe më së shumti të pakujdesisë së njerëzve, në 24 orët e fundit janë aktivizuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë të jenë aktive dhe të sfidojnë shërbimin zjarrfikës dhe emergjencat civile.

Vatër mjaft e rrezikshme ishte ajo e shënuar në Krujë, e cila rrezikoi seriozisht qytetin, ku u angazhuan për orë të tëra 250 forca dhe u shkrumbuan rreth 60 hektarë pyje dhe kullota.

Drejtor i Përgjithshëm i Zjarrfikësve, Arben Cara thotë: “U ruajtën banesat, u dogj veç një magazinë, heronjtë janë pilotët”.

Rezulton se në pjesën dërrmuese të këtyre vatrave të zjarrit shkaktare është dora e njeriut, kryesisht mosha e tretë, që përdor zjarrin për të pastruar mbetje bujqësore.

Policia e Tiranës prangosi këtë të hënë një 70-vjeçar, pasi dyshohet se është autor i 2 zjarrvënieve në Shkozë dhe në Lundër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here