Home Lajme nga vendi Vrasja e turistit në Ksamil, shoqërohen 38 persona! Ndalohet një oficer policie, shpallet në kërkim edhe një tjetër

Vrasja e turistit në Ksamil, shoqërohen 38 persona! Ndalohet një oficer policie, shpallet në kërkim edhe një tjetër

0
Vrasja e turistit në Ksamil, shoqërohen 38 persona! Ndalohet një oficer policie, shpallet në kërkim edhe një tjetër

38 persona janë shoqëruar nga policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjecarit portugez në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin “Principotes” në Ksamil.


Burime bëjnë me dije se pritet arrestimi edhe i të tjerë personave veç 29-vjecarit Sokrat Vata. Bashkë me të pritet arrestimi edhe i dy shtetasve turq që e ndihmuan të largohej por edhe i personave të tjerë.

Moisid Matushaj 24 vjec, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër, është ndaluar nën dyshimet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata, autorin e vrasjes së 20-vjecarit francez sot në Ksamil.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security” bashkë me Sokrat Vatën tek lokali “Principote” dhe dyshohet se e ka ndihmuar atë që të largohej nga vendi i ngjarjes. Policia po heton gjithashtu edhe rolin e çiftit turk që drejtonte mjetin ku ishte fshehur autori vrasjes, pasi ka dyshimet se Sokrat Vata punonte edhe si bodyguard i shtetasit turk.

Ndërkohë mësohet se është shpallur në kërkim edhe shtetasi Bekim Bulica, 36-vjec i cili nga hetimet rezulton se ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar drejt Tiranës për t’iu shmangur hetimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here