Fieri do të jetë këtë të hënë, më 24 gusht, mikpritës i një mbrëmjeje të veçantë kushtuar këngës, valles dhe traditës shqiptare.
Në kuadër të “Folk Fest 2026”, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve do të performojë në Sheshin Qendror të Fierit në orën 20:00, duke sjellë për publikun tingujt dhe ngjyrat e folklorit shqiptar.
Këngë, valle, kostume tradicionale dhe atmosfera festive pritet të shoqërojnë këtë aktivitet kulturor, që synon të sjellë më pranë publikut pasurinë dhe bukurinë e trashëgimisë folklorike shqiptare.


