25.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Zjarri ‘përpin’ kodrat me ullinj e shkurre në Radostinë, situatë alarmante

admin · 04.09.2026 · 1 min lexim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë  mesditën e sotme një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës, ne vendin e quajtur “ Fiqtë” , duke alarmuar banorët dhe duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse.

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, në vendngjarje kanë mbërritur automjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve dhe e bën më të vështirë ndërhyrjen .

Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer, i cili vështirëson lëvizjen e mjeteve dhe afrimin pranë vatrave të zjarrit.

Zjarrfikësit vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në sipërfaqet përreth.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *