23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Krim makabër në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit

admin · 05.09.2026 · 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me partnerin e saj.

Viktima është identifikuar si Abigel Laçi, me origjinë nga Vlora. Sipas raportimeve të mediave vendase, e reja dyshohet se është vrarë pasi është goditur me çekiç, dhe autor i vrasjes dyshohet të jetë vëllai i partnerit të saj.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, më 3 shtator, në një apartament në qendër të Grazit. Policia është njoftuar rreth orës 12:40 dhe, pas mbërritjes në banesë, ka gjetur 24-vjeçaren pa shenja jete. Autoritetet bëjnë me dije se ajo ka humbur jetën në vend, si pasojë e plagëve të marra.

Në vijim të ngjarjes, policia ka arrestuar në shkallët e pallatit një 23-vjeçar, i cili, sipas dëshmitarëve, ishte i mbuluar me gjak. Në një njoftim fillestar, autoritetet thanë se i riu kishte lidhje familjare me viktimën. Më pas u bë e ditur se bëhej fjalë për vëllain e partnerit të Abigel Laçit.

Nga të dhënat paraprake të hetimit dyshohet se 23-vjeçari ka shkuar i vetëm në apartament dhe ka hyrë me forcë. Në atë moment, Abigel ndodhej e vetme në banesë, pasi partneri i saj nuk ishte aty.

Hetuesit dyshojnë se çekiçi është përdorur si mjet në kryerjen e krimit. Për shkak të hetimit në vijim, autoritetet nuk kanë bërë publike të gjitha detajet e ngjarjes.

I dyshuari ka zgjedhur të heshtë gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen apo motivin e mundshëm. Ai po hetohet për dyshimin e vrasjes.

Ndërkohë, është kryer autopsia e trupit të 24-vjeçares, ndërsa hetimet vijojnë nga specialistët të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një motiv.

Top Channel

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *