24.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Përplasen dy automjete në autostradën Levan-Tepelenë, një i vdekur dhe 4 të plagosur

admin · 07.09.2026 · 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne, 7 shtator, në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Dy automjete tip “Audi” dhe “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i Audit. Viktimë ka mbetur Dashmir Beca, 55-vjeç.

Tre pasagjerët që ndodheshin tek Audi janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, shoferi i automjetit tjetër ndodhet jashtë rrezikut në spital.

Viktima është transportuar drejt morgut, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, e cila ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *