25.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Pas zjarreve, Bashkia Fier ngre grupet e punës për të evidentuar çdo dëm të shkaktuar

admin · 07.09.2026 · 1 min lexim

Pas një lufte disa ditore me zjarret, Bashkia Fier ka ngritur grupet e punës për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Një grup pune do të angazhohet për evidentimin e dëmeve në kulturat bujqësore, pemët frutore dhe ullishtet në Njësitë Administrative Frakull, Levan dhe Qendër.

Paralelisht, një grup i dytë do të evidentojë dhe vlerësojë dëmet në banesa, stalla, pajisje dhe makineri. Puna për vlerësimin e dëmeve në banesa ka nisur që sot.

Procesi do të zhvillohet në bashkëpunim me kryetarët e njësive administrative dhe kryepleqtë e fshatrave, me synim përmbylljen sa më të shpejtë dhe të plotë të evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *