Uncategorized

Apolonia nis rrugëtimin në Kategorinë e Dytë, sot përballë Tomorit

Apolonia nis rrugëtimin në Kategorinë e Dytë, sot përballë Tomorit
FieriSot · Foto ilustruese

Sot nis Kategoria e Dytë, Grupi B, dhe ekipi ynë i Apolonisë e nis sezonin në një realitet që pak vite më parë do të dukej i pamendueshëm: në nivelin e tretë të futbollit shqiptar.

Për të gjithë tifozët dhe qytetarët fierakë, kjo nuk është një nisje normale sezoni, por pasojë e një administrimi që ka dështuar të mbajë klubin aty ku i takon.

Tifozët mund dhe duhet të mbështesin skuadrën, por kjo nuk do të thotë se duhet të harrojnë kush e solli Apoloninë këtu.

Apolonia duhet të rikthehet. Por para rikthimit, dikush duhet të japë llogari për rënien.

Sot, megjithatë, vjen ndeshja e parë. Apolonia përballet me Tomorin, në stadiumin “Loni Papuçiu”, në orën 15:00.