Gazetari fierak Petref Velcani ka reaguar ne faqen e tij ne facebook, pas njoftimit te policise per arrestimin e ish kreut te Kadastres se Fierit:
Nuk e kuptoj se me çfarë standardi i trajton Policia qytetarët e akuzuar kur jep njoftimet për shtyp?!
Kur bëhet fjalë për qytetarë të thjeshtë, publikohen emri, mbiemri dhe madje edhe lidhjet e tyre familjare. Ndërsa për zyrtarët e akuzuar për abuzime përdoren vetëm inicialet: BK, PC etj.
Ligji mbron të miturit nga publikimi i emrit të plotë. Nuk mendoj se drejtorët e AKSHI-t janë të mitur.
Ky standard i dyfishtë është i turpshëm, jo vetëm për Policinë, por edhe për median që e pranon dhe e përcjell pa pyetur.

