06.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Spitali Memorial Fier realizon për herë të parë implantimin e pacemaker-it permanent (Video)

admin · 06.11.2026 · 1 min lexim

Në Spitalin Rajonal Memorial Fier është realizuar për herë të parë implantimi i një pacemaker-i permanent te një paciente me çrregullime të rënda të ritmit të zemrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, në një postim në rrjetet sociale, theksoi se kjo ndërhyrje shënon një hap në zgjerimin e shërbimeve të specializuara kardiologjike në këtë spital.

Sipas Spahiut, ofrimi i këtij shërbimi synon të mundësojë trajtimin e pacientëve me probleme kardiologjike pranë vendbanimit, duke zgjeruar aksesin në kujdesin shëndetësor të specializuar.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Spitali Rajonal Memorial Fier, një investim i Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar për të gjithë rajonin e jugut të vendit. Me një kapacitet prej 150 shtretërish, ky spital aplikon për herë të parë në vend modelin e autonomisë spitalore.

Spitali ofron shërbime në urgjencë, kirurgji, neurokirurgji, kirurgji kardiovaskulare, mjekësi interne, kardiologji, neurologji, sëmundje infektive, pneumologji, ortopedi dhe traumatologji.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *