Apolonia do të debutojë nesër në Kupën e Republikës në gjimnastikë, që zhvillohet në Fier, me tetë sportistë nën drejtimin e trajneres Arilda Budina.
Ekipin fierak do ta përfaqësojnë sipas grupmoshave:
• 7–8 vjeç: Rea Binaj, Soleil Duzha dhe Dejzi Muharremi.
• 9–10 vjeç: Kaltra Zgjana, Sara Kuçi dhe Altea Kumanaku.
• 11–12 vjeç: Emela Ferko.
• 8–9 vjeç, djem: Roan Maka.
Në aktivitet është konfirmuar edhe pjesëmarrja e presidentit të KOKSH-it, Fidel Ylli.
Hapja do të bëhet në orën 09:30, ndërsa garat nisin në 10:00, me pjesëmarrjen e nëntë shoqatave dhe klubeve nga e gjithë Shqipëria.



Leave a Reply