Ministrja e re e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, gjatë interpelancës së kërkuar nga opozita, ka bërë edhe një premtim në Kuvend.
Spahiu u shpreh me bindje se Pet Scan-i do të sillet në Onkologjik në janar të vitit 2027 dhe nëse kjo nuk arrihet ministrja ka dhënë fjalën se do të heqë dorë nga detyra.
Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu: Në janar nis Instituti i Onkologjisë, në janar 2027 o e sjell atë Pet Scan-in ose jap dorëheqjen, ja ku po jua them këtu! Në praktikë çdo rast onkologjik shqyrtohet nga një grup multi disiplinar. Kjo do të jetë normë, kaq, nuk kam bërë asgjë të re o shokë më besoni, vetëm kam vënë hallkat të lëvizin më shpejt. Është vendimi i ish-ministres. Kjo gjë do të funksionojë, kërkoj ndihmën tuaj për çdo rast që identifikoni që nuk bëhet sipas protokollit të na ndihmoni. Mos u merrni me emra grash sepse do të ngeleni me damkë.

