08.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Kontrollet me pajisje inteligjente në Fier, mbi 880 masa administrative

admin · 17.09.2026 · 2 min lexim

 Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore, pikat hyrëse-dalëse dhe rrugët urbane, interurbane e lokale, me përdorimin e pajisjeve inteligjente, me synim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë javës së fundit janë proceduar penalisht 7 shtetas për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia informon se 2 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në lidhje me aksidente rrugore, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar për drejtim të mjetit pa leje drejtimi dhe ndiqen në gjendje të lirë.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Policia Rrugore ka vendosur 694 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane dhe autostradën A2, 43 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 5 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 36 për parakalim të gabuar.

Gjithashtu, janë vendosur 5 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit, 7 për kryerjen e manovrave të rrezikshme dhe 91 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të konsideruara burim potencial për aksidente.

Në vijim të kontrolleve, janë sekuestruar edhe 5 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.

Policia Rrugore Fier apelon drejtuesit e mjeteve dhe të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt dhe pa pengesa.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *