Lajme nga Fieri

Akuzoi dajën e Zegjine Çaushit për dhunë, flet sërish 34-vjeçarja: Më çonte në varreza dhe thoshte ke varrin këtu! Më thanë hiq denoncimin

Akuzoi dajën e Zegjine Çaushit për dhunë, flet sërish 34-vjeçarja: Më çonte në varreza dhe thoshte ke varrin këtu! Më thanë hiq denoncimin
FieriSot · Foto ilustruese

Merita Gremaj, 34-vjeçarja që denoncoi për dhunë dhe përdhunim Bledar Bakajn, dajën e Zegjine Çaushit, ka rrëfyer detaje të tjera të rënda.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 të autores e moderatores Evis Ahmeti, ajo deklaroi se është përdhunuar dhe dhunuar nga Bledar Bakaj në sy të djalit të tij.

Ajo rrëfeu gjithashtu se Bakaj e ka dërguar edhe në varreza duke e kërcënuar se trupi i saj nuk do të varroset aty. Më tej, 34-vjeçarja theksoi se i kanë shkuar në shtëpi nipërit e Bledar Bakajt dhe i kanë kërkuar të heqë denoncimin, pasi ndryshe do ishin në hasmëri.

“Ne jemi të traumatizuar. Babait ja ka këputur këmbën. Ne jemi akoma jemi të kërcënuar. Bledar Bakaj ka shokë edhe policët në Roskovec. Më kanë ardhur dy njerëzit e tij e më kanë thënë se bën mirë të heqësh denoncimin se do jemi në hasmëri. Kanë ardhur dy vetë në spital. Janë shumë të afërt me Bledarin, janë nipër e kushërinj. Nuk më kanë kërcënuar, por më thanë që është mirë që situata të qetësohet më thanë, se atë do e lirojnë.

Mua më çonte në varreza e më thoshte se varrin e këtu e trupin tënd nuk e lë të shkojë në Suk, se unë jam nga Suku. Mbante thika, nuk më linte të ikja. Më ka marrë forcërisht në ambiente të Politeknikës. Dhe kur më përdhunonte, prezent ishte djali e thoshte lëre se e vdiqe. Është shumë e tmerrshme ajo që ka ndodhur.”, ka deklaruar ajo.