Lajme nga Fieri

Aksident në Fier-Patos, motoristi i picave mbetet i plagosur pasi u përplas nga një automjet

Aksident në Fier-Patos, motoristi i picave mbetet i plagosur pasi u përplas nga një automjet
FieriSot · Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, pranë Drejtorisë së Policisë Fier.

Një drejtues motomjeti, i cili dyshohet se punonte si shpërndarës picash, është përplasur me një automjet tip “Mercedes”. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit dyshohet se i ka prerë rrugën motomjetit, duke shkaktuar përplasjen.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel