Lajme nga Fieri

“Ju jam mirënjohës”/ Pacienti lë mesazh prekës për mjekun e Spitalit Memorial Fier

“Ju jam mirënjohës”/ Pacienti lë mesazh prekës për mjekun e Spitalit Memorial Fier
FieriSot · Foto ilustruese

Një mesazh i shkruar në Librin e Përshtypjeve të Spitalit Memorial Fier ka tërhequr vëmendjen, teksa një pacient ka zgjedhur të shprehë publikisht mirënjohjen e tij për mjekun infeksionist, Dr. Martin, dhe stafin e spitalit.

Në mesazhin e tij, pacienti vlerëson kujdesin, profesionalizmin dhe përkushtimin e mjekut gjatë trajtimit, duke zgjedhur ta shprehë publikisht mirënjohjen për ndihmën e marrë.

Postimi është shpërndarë nga Spitali Rajonal Memorial Fier, i cili shoqëron mesazhin me një falënderim për Dr. Martin dhe stafin e Shërbimit të Infektivit.