Lajme nga vendi

EMRI/ Vritet me armë zjarri 42-vjeçari në Sarandë, dyshohet se u qëllua nga dy persona me motor

EMRI/ Vritet me armë zjarri 42-vjeçari në Sarandë, dyshohet se u qëllua nga dy persona me motor
FieriSot · Foto ilustruese

Një vrasje me armë zjarri është shënuar paraditen e kësaj të diele, 20 shtator, në Sarandë. Viktimë raportohet se ka mbetur Artan Myrtaj, 42 vjeç.

Ngjarja e rëndë është shënuar në qendër të qytetit. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që ende nuk dihen motivet.

Autorët dyshohen të kenë qenë dy persona, që lëviznin me motor.