08.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Berisha risjell denoncimin për kreun e SHISH: Vlora Hyseni ndërhyri te gjyqtarët e Gjykatës së Lartë për të favorizuar Ballukun

admin · 22.09.2026 · 1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka risjellë sot në konferencën për shtyp një denoncim të publikuar prej tij më 22 nëntor 2025, lidhur me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Në postimin e asaj kohe, Berisha ngrinte dyshime se Hyseni mund të kishte ndërhyrë te gjyqtarë të Gjykatës së Lartë për të favorizuar Belinda Ballukun, të cilën ai e quan “Lubia”.

Berisha pretendonte se Balluku kishte kërkuar kohë për të zgjidhur vetë çështjen e saj në Gjykatën e Lartë dhe ngrinte pyetjen nëse drejtuesja e SHISH kishte ndërhyrë te pesë gjyqtarë për ta favorizuar atë.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Denoncimi u risoll sot nga Berisha, kur ndaj Vlora Hysenit është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimi nga detyra, me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *