Analizë -Opinion nga gazetarja Marsela Topi:
Nje sistem që prodhon pasiguri dhe anarshi!
Shqipëria e pas vitit 1991 ka kaluar njē sērē periudhash tē vēshtira, trazira, dhe njē rrēmuje tē vazhdueshme institucionale. E teksa shqiptarët jane ende ne pritje te një demokracie funksionale, status quo-ja e frikshme vijon ti mbajē peng nē njē realitet monoton, shpeshherē tē pashpresē ku elitat politike ekzistuese, qartazi mbajnë fort njēra- tjetrēn nē kētē “ngecje” qē tashmē njerēzit nuk e konsiderojnē mē tranzicion, por anarshi.
Votuesit nē skenēn politike shqiptare paradoksalisht ndihen tē deryruar tē zgjedhin “tē keqen mē tē vogēl” mes dy forcave tradicionale ku partitē e vogla nuk mund tē ofrojnē njē program ekonomik e politik tē bazuar nē zgjidhje konkrete dhe tē qēndrueshme duke mos krijuar besim te votuesit qē kērkojnē ndryshim, por hezitojnē tē rrexikojnē me njē alternativē tē panjohur. Pēr mē tepēr sistemi i ri zgjedhor i Shqipērisē i lē partitē e vogla nē njē disavantazh tē dukshēm krahasuar me aktorēt kryesorē. Çdo fryme kritike, civile dhe qytetare ēshtē asfiksuar duke i lēnē njerēzit pa shpresē e oksigjen , me sytē nga njē e ardhme e pasigurt. Korrupsioni alarmant, arrestimet, paraqitjet nē dyert e SPAK, vrasjet, ngjarjet e rēnda, pagat e ulēta, ćmimet e shtrenjta, e kanē kthyer pērditshmērinē nē njē makth tē vērtetē.
Nē kēto kushte udhēkryqi shpiptar e bēn urgjente nevojēn pēr ndryshim. Nga ana tjetēr protestat qytetare pas dēshtimit tē protestave tē opozitēs nuk po arrijnē tē frymėzojnē nje zgjim kombētar, kundēr gjithē klasēs politike qẽ po e mban vendin peng pēr gati katẽr dekada. Kjo kērkesė tashmē nuk lidhet mē vetēm me ndryshimin e emrave tẽ politikanēve , por me njē transformim tē thellē sistemik tē mēnyrēs se si ushtrohet pushteti.

