Dëmtimi i Eljon Sotës në startin e pjesës së dytë të ndeshjes mes Egnatias dhe Teutës la në ankth të gjithë, jo vetëm në klubin rrogozhinas.
Për lojtarin fillimisht u kërkua ambulanca, por pastaj doli me ndihmën e barrelës nga fusha duke u ulur në pankinë për disa minuta edhe pse mes dhimbjeve të dukshme, pasi në pamjet që u shfaqën në transmetim, dukej një dëmtim horror.
Mjeku i ekipit të Egnatias, Ervin Karafili, konfirmoi për RTSH situatën që kishte kaluar Sota.
U bë e ditur që mbrojtësi kishte nxjerrë kaviljen në momentin e dëmtimit, por stafi mjekësor me ndërhyrjen e shpejtë ia kishte rivendosur në vend.
Tanimë duheshin pritur 48 orë për të parë gjendjen e futbollistit pas kontrolleve më të hollësishme.



Leave a Reply