E dini pse sot kemi një kryeministër të gjithëpushtetshëm, një parlament impotent dhe një president qesharak? Se në vitin 2008, të etur për pushtet personal, Edi Rama dhe Sali Berisha ndryshuan bashkërisht kushtetutën.
E dini pse vota në zgjedhje nuk peshon njëlloj për çdo parti? Se PS dhe PD e bëjnë çdo vit çorap Kodin Zgjedhor për të ruajtur duopolin.
E dini pse po shkatërrohet zona e mbrojtur në Zvërnec dhe populli shqiptar po humb sovranitetin real mbi Sazanin dhe Zvërnecin? Se Edi Rama me firmë dhe Sali Berisha me fjalë janë gati të bëjnë gjithçka për të fituar mbështetje të huaj në kurriz të popullit shqiptar.
E dini pse po u rrëmbehen tokat banorëve të Rrjollit? Sepse oligarku Ulaj është mbështetës edhe i Ramës, edhe i Berishës.
E dini pse Tiranës po i zhduken parqet për të ndërtuar kulla si kjo pas meje, nën hetim nga SPAK-u? Sepse Edi Rama me firmë dhe Sali Berisha me heshtje mbështesin të njëjtët oligarkë.
E dini pse Edi Rama e ka kollaj të rrahë, sakatojë dhe rrezikojë jetën e protestuesve? Se justifikohet me çfarë ka bërë Sali Berisha më 21 janar.
Prandaj protesta duhet të vazhdojë të kërkojë me këmbëngulje dorëheqjen e Edi Ramës, duke i qëndruar fort thirrjes: “Rama në burg, Berisha në burg!”
Arlind Qori akuzon: “Të dy bashkë për oligarkët, Rama në burg, Berisha në burg!”

Si e vlerëson këtë lajm?
Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.


Leave a Reply