Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rremull të Burrelit, ku një 89-vjeçar ka mbetur me djegie të rënda në trup, pasi dyshohet se vajza e tij 43-vjeçare e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
I moshuari Adem Mara, ndodhet aktualisht në spitalin e Tiranës, ku po merr trajtim mjekësor për shkak të plagëve të rënda të shkaktuara nga djegiet.
Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, ndërsa rasti është bërë i ditur në polici nga fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë 89-vjeçarit.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar vajzën e tij 43-vjeçaren Majlinda Mara, ndaj së cilës është ngritur akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë.
Deri më tani, motivet që kanë çuar në këtë ngjarje nuk janë bërë ende të ditura. Ndërkohë, hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Dibrës, ndërsa pritet që e dyshuara të dalë përpara gjykatës, ku prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.



Leave a Reply