05.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Ja çfarë dokumentacioni duhet të plotësoni për të përfituar Subvencionin e Qirasë nga Bashkia Fier

admin · 05.11.2026 · 6 min lexim

NJOFTIM PUBLIK

Për çeljen e aplikimeve për programin social të strehimit subvencionit të qirasë në tregun e lirë për vitin 2027, Bashkia Fier, në kuadër të programeve sociale të strehimit, konkretisht programit të subvencionimit të qirasë, në përputhje me proçedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar me Ligjin nr.48/2023 “ Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, VKM nr.384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo program social të strehimit, dhe afateve e proçedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, VKM nr. 459, datë 03.07.2019 ”Për rregullat për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit, mënyrën e financimit të subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin”, VKM nr. 362, datë 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” si dhe VKM nr.301, datë 15.04.2021, “Për normat e strehimit”njofton të gjithë familjet e pastreha të interesuara të depozitojnë kërkesën e tyre dhe dokumentacionin ligjor si më poshtë vijon:

• Fotokopje e kartave te identitetit

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

• certifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile;

• certifikatë familjare;

• vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social,

• vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes.vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që nuk ka kryer transaksione financiare për tjetësimin e pasurisë në 5 vitet e fundit

• vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;

• vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;

Vërtetimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës qe aplikanti apo cdo pjesëtar tjetër i familjes në moshë madhore nuk ka aplikuar për legalizim banese.

• aktverifikim nga njësia vendore për: – banesat në rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore; – banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.

• Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;

• akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.

• vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.

• vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;

• vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qënë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;

• dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;

• dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;

• dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;

• vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;

• dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;

• vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;

• vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.

• vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;

• dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e punësuar dhe te vetëpunësuar të familjes;

• vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;

• vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;

• vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension

• Kontrata e qerasë me afat jo më pak se 1-vjeçar (duhet të jetë e noterizuar), si dhe numri i llogarisë Bankare të qiradhënësit.

Në zbatim të ligjit nr.22/2018 “Për strehimin social” i ndryshuar me ligjin nr.48/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, aplikimet për përfshirjen në programet sociale të strehimit do të bëhen online përmes portalit e-albania, si dhe të dorëzohen pranë sporteleve të Zyrës me një Ndalesë.*Afati i aplikimit deri në datën 07.12.2026*

Dokumentat duhet të jenë të lëshuar brenda 3 muajve të fundit nga momenti që qytetari bën aplikimin/ rifreskimin e dokumentacionit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *