28.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

“E bëra atë që duhej!”- Vrau ish-bashkëshorten në mes të parkut, shqiptari pret i ulur në stol policinë! 

admin · 14.06.2025 · 2 min lexim

“E bëra atë që duhej”, kështu është shprehur shqiptari i cili masakroi me thikë ish-gruan e tij mbrëmjen e sotme në qytetin Tolentino, në provincën e Maceratës në Itali, në sy të dhjetëra kalimtarëve.

Siç shkruajnë mediat italiane, autori, pasi kreu krimin makabër nuk u largua, por qëndroi i qetë i ulur në një stol aty pranë, deri sa u vu në pranga nga policia.

Kur mbërritën forcat e karabinierëve, nuk bëri asnjë përpjekje për t’u arratisur apo për të rezistuar. Përkundrazi, dëshmitarët thonë se ai e priti policinë i qetë dhe është dëgjuar të deklarojë: “E bëra atë që duhej.”

Sipas rekonstruksioneve të para hetimore, autori ka mbërritur në vendin e ngjarjes me monopatinë. Ai e ka ndjekur dhe më pas e ka sulmuar brutalisht me thikë, duke e lënë të pajetë në tokë.

Viktima është Gentiana Hudhra, nënë e dy vajzave të moshës 21 dhe 23 vjeç, e cila punonte si kujdestare.

Ajo po shkonte në punë, kur u sulmua papritur në parkun e Viale Benadduci, pak pas orës 20:00, nga ish-bashkëshorti i saj, një 55-vjeçar shqiptar me të cilin ishte e ndarë prej tre vitesh.

Burime të para nga autoritetet italiane bëjnë të ditur se autori dyshohet të ketë pasur probleme të natyrës psikike, edhe pse nuk kishte pasur më parë asnjë denoncim për dhunë apo precedent penal.

Ai aktualisht mbahet nën kontroll nga policia, në pritje të mbërritjes së prokurorit të çështjes dhe formalizimit të masës së sigurisë.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *