Nga Marsela Topi
Në fshatin Suk 2 të Roskovecit, fermerët po detyrohen të hedhin tonelata të tëra me kastraveca, pasi prodhimi nuk po gjen treg as brenda vendit dhe as jashtë tij. Sipas tyre, tregu eshte bllokuar pasi Kroacia e Sllovenia kanë kthyer mbrapsht perimet shqiptare për shkak të sasisë së lartë të pesticideve.
- Rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në banesën e saj, zjarrfikësi: Më tha më lërë të digjem!
- Humb jetën hajduti në Fier, i ngec gjysma e trupit në dritare
- Basketboll/ Sot në Fier, Apolonia – Besëlidhja dhe Fieri Basket – Partizani
- Fier, arrestohet 37-vjeçari, nuk i u bind policisë dhe u përplas me një mjet të parkuar
- Fier, nuk i ndaloi policisë, aksidentohet gjatë tentativës për t’u larguar
Aldomen Kocaqi është një ndër fermerët më të mëdhenj në fshatin Suk 2 të Roskovecit, i cili tregon se ka hedhur deri tani mbi 30 ton kastravecë të kalbur, pasi nuk gjen treg për shitje. Humbja financiare përllogaritet në 8 mijë euro.
“Kam kultivuar serat për 18 vite në Greqi dhe ndihma e shtetit fqinj nuk më ka munguar kurrë, ndërsa këtu në vendin tim po falimentoj,” thotë Kocaqi.
Përpos tij, ka dhe shumë fermerë të tjerë që nuk gjejnë treg, ndërsa shprehen se situata është përkeqësuar pas bllokimit të prodhimeve shqiptare në Kroaci për shkak të pesticideve mbi normën e lejuar.
“S’kemi pse ta vuajmë të gjithë për fajin e dy-tre vetave që kanë prishur imazhin e prodhimeve tona. Shteti duhet të reagojë,” shtojnë kultivuesit.
Përballë humbjeve të mëdha, fermerët e Suk 2 ndihen të pasigurt për të ardhmen. Ata thonë se nuk e dinë nëse duhet të mbjellin sërish kastravecë, një kulturë që ndër vite ka qenë ndër më fitimprurëset për zonën./shqiptarja.com




