Përfaqësues të pushtetit vendor dhe Drejtorive Rajonale janë mbledhur paraditen e sotme në një takim urgjent në prefekturën e Fierit për të raportuar situatën e emergjencës për shkak të reshjeve të shiut.
- Ja lista e drejtuesve që u është kërkuar dorëheqja e mënjëhershme
- “Për Ballukun, Agasin apo Vlora Hysenin, Rama na këshillon të mos flasim”- Bardhi ironizon sulmin e Ramës ndaj protestuesve
- Egnatia – Apolonia, supersfida për kreun! Fieraket synojnë fitoren e katërt radhazi
- Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra
- Urdhëresat e Ramës për dorëheqje masive drejtorësh, një qasje jo produktive! – Nga Vladimir Muçaj
Problematika kryesore për të cilën janë angazhuar të gjitha strukturat në qark janë kanalet kulluese dhe sistemi i argjjnaturave, për të përballuar vërshimet e mundshme të katër lumenjve, Shkumbini në Lushnjë, Vjosa në Fier dhe Mallakstër, Semani në Rroskovec dhe Gjanica në qytetin e Fierit.
“Gjatë ditës së sotme është realizuar një takim pune mes drejtuesit të strukturave vendore nga ku është marrë një informacion për situatën e përgjithshme në terren. Në orët në vijim priten që të ketë reshje shiu me intensitet të lartë në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës që mund të ndikojnë prurjet e lumit Vjosa, megjithatë nuk ka ndonjë rrezik që lumi të dalë nga shtrati. Kemi kërkuar që strukturat vendore të jenë në gatishmëri të plotë”, thotë Kreshnik Ymeraj, Përgjegjës i Emergjencave Civile, Prekfektura Fier.
Më herët inxhinieri i Bordit të Ujitjes dhe Kullimit në Fier, Evarist Koliçi, bëri të ditur se sistemi kullues është në gjendje optimale dhe se të gjithë punonjësit e Bordit kanë kaluar në gjëndje gatishmërie.
Reshjet në Qarkun e Fierit kanë qenë me intensitet të ulët gjatë natës por era e fortë ka shkaktuar defekte në rrjetin e furnizimit të energjisë elektrike për riparimin e të cilave po punohet nga punonjësit e OSHEE.
“Aktualisht janë riparuar 13 fidera dhe po punohet për riparimin e 7 të tjerëve” ka pohuar Ymeraj.
Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi ka kërkuar gatishmëri maksimale dhe reagim të shpejtë dhe të koordinuar në rast përkeqësimi të situatës.



Leave a Reply