Home Lajme nga vendi “Djalit i kanë çarë kafkën me gurë” – Nëna e Fabjol Hysit...

“Djalit i kanë çarë kafkën me gurë” – Nëna e Fabjol Hysit rrëfen tmerrin

649
0

Nëna e Fabiol Hysit, Fatbardha Hysi në një reagim për News24 ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet kritike, pasi i është çarë kafka me gurë.

“Djalit i kanë çarë kafkën me gurë. Të premten djali iu nënshtrua një operacioni, por gjendja shëndetësore e djalit vijon të jetë kritike. Ngjarja ndodhi të enjten, kur djali sapo doli nga xhamia” ka thënë ajo.

Sipas nënës së 43-vjeçarit, njëri prej autorëve është fqinj i tyre, por më herët djali nuk i ka shprehur shqetësime,

“Dy djemtë e goditën me gurë, njërin prej tyre e kemi fqinj, ndërsa tjetrin nuk e njohim. Me fqinjët nuk kemi probleme. Djali nuk më ka shprehur më parë shqetësime, nuk e di shkakun përse dy të rinjtë e sulmuan”, ka deklaruara ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here