21.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Dhunë barbare në Lushnje: Dy të rinj pranojnë fajin, 43 vjeçari me dëmtime të rënda në kokë

admin · 24.03.2025 · 2 min lexim

Është zbardhur dëshmia e dy të rinjve që dhunuan barbarisht 43-vjeçarin Fabjol Hysi, me aftësi te kufizuara (shurdh-memec), i cili vijon të jetë i shtruar ne spitalin e Traumës në Tiranë pas goditjes që ai mori në kokë.

Dy dhunuesit e arrestuar, Enea Korreshi (23 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç), kanë pranuar fajin në polici, duke treguar dhe se si ka ndodhur ngjarja.

Ata kanë thënë se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me 43-vjeçarin, të cilin e njihnin më parë, dhe se ai, sipas tyre, i ka ofenduar.

Enea Korreshi dhe Irdi Nasufi thonë se fillimisht ka nisur një talljeje me të për shaka, por në momentin që Fabjol Hysa i ka ofenduar, aty e kanë goditur me grushte, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Dyshohet se për shkak të dhunës, 43-vjeçari ka përplasur kokën në një cep muri, çka i ka sjellë edhe dëmtimin e rëndë në kokë.

Deri më tani ai është gjendje stabël, por vijon të jetë nën kontrollin intensiv të mjekëve.

Policia e Lushnjës ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin Irgi Nasufi dhe “detyrim paraqitjeje” për 17-vjeçarin Enea Korreshi.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *