Home Aktualitet Burg 5 protestuesve të 17 prillit/ Noka: Kishin bidonë me ujë në...

    Burg 5 protestuesve të 17 prillit/ Noka: Kishin bidonë me ujë në dorë, jo molotov!

    Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 protestues, ndërsa për 6 të tjerë është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”, në lidhje me protestën e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë më 17 prill. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi gjyqtarin që dha vendimin për lidhje me PS-në.

    “Kanë fabrikuar duke falsifikuar provat dhe faktet. Një nga ata që prokuroria dhe gjykata vendosi masën me burg është kapur me shishe me ujë në dorë, i kanë thënë është molotov, kjo nuk ndodhte.Ne denoncojmë edhe gjyqtarin që pa provë dhe fakt, asnjë të dhënë, edhe dy invalid i konsideron grup dhe persona përgjegjës për dhunë.

    Gjyqtari Peza një militant politik është po ai që dha vendimin për Kolegjin Zgjedhor për Ramën dhe u transferua në Tiranë si shpërblim. Ai gjyqtar u zgjodh qëllimisht për të dënuar protestuesit e pafajshëm për të mbjellë panik tek qytetarët” tha ai.

    Të arrestuarit:* Klement Çuçka* Bujar Tusha* Mirvet Toçilla* Igball Domi* Henri Shapllo* Gentjan Tuga* Semi Bici* Edison Shyti* Bardhyl Ndou* Sokol Bajraktari* Ernest Kapo

    Në burg:* Klement Çuçka* Bujar Tusha* Henri Shapllo* Mirvet Toçilla* Semi Bici