Home Lajme nga Fieri Aksident në Fier, mbetet i plagosur drejtuesi i motorit

Aksident në Fier, mbetet i plagosur drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një motomjet është përplasur me një automjet tip “Peugeot”.

Na ndiqni në Instagram

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.