Ekspert i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka folur në lidhje me terapinë hormonale që do të mundësohet të merret në QSUT.
I ftuar në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin ai u shpreh se duhet të tregohet shumë kujdes pasi efektet të adoleshentët është i pakthyeshëm dhe krijon pasoja që mund të zgjasin gjatë të gjithë jetës.
Ai ka tërhequr vëmendjen se vendime të tilla nuk mund të merren nga fëmijë 14-vjeçarë, ku nuk kanë ende pjekurinë e nevojshme.
Nëse një adoleshentë do të kryejë një terapi hormonale apo kirurgjikale, dhe më pas do të kthehet në gjendjen e mëparshme, kjo është shumë e vështirë apo shpesh edhe e pamundur.
Ndërprerja e proceseve që janë duke u zhvilluar deri në atë moment, nuk janë të rikthyeshme. Ndaj në botë ndalohet terapia në moshën e adoleshencës, sepse është një moshë ku fëmija është ende në kërkim të identitetit të tij. Ka luhatje në vendimmarrje, nuk është ende pjekuria që të marrë vendime që do të përcaktojnë të gjithë jetën e tij të mëpasshme, ndaj hyn në punë vlerësimi psiko-social, dhe jo endokrinolog që me një hormon mund të sjellë një dëm të pakthyeshëm.
Terapia hormonale nuk duhet lejuar tek adoleshentët, pasi personi mbush 18 vjeç ka të tjera rekomandime”, tha ai.
© BalkanWeb





